Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemia çon në rritje dramatike të viktimave nga aksidentet rrugore

2021/12/05 at 10:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pandemia çon në rritje dramatike të viktimave nga aksidentet rrugore

Sipas Departamentit të Transportit, numri i viktimave nga aksidentet rrugore në SHBA ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2006 në gjysmën e parë të vitit 2021. Arsyeja për këtë rritje mund të ketë të bëjë me pandeminë.


Rreth 20,000 vetë u vranë në aksidente rrugore në gjysmën e parë të vitit 2021, thotë Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada e Departamentit të Transportit.

Kjo është rritja më e madhe gjashtëmujore e regjistruar ndonjëherë.

Sekretari i Transportit Pete Buttigieg shprehu shqetësimin e tij.

“Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i pranojmë këto fatalitete thjesht si pjesë e jetës së përditshme në Amerikë. Askush nuk do ta arrijë këtë i vetëm. Do të duhen të gjitha nivelet e qeverisjes, industritë, avokatët, inxhinierët dhe komunitetet në të gjithë vendin që të punojnë së bashku drejt ditës kur anëtarët e familjes nuk duhet t’u thonë lamtumirë të dashurve për shkak të një aksidenti trafiku”.

Shpejtësia është ndër arsyet e numrit më të lartë të vdekjeve, thotë Adam Snider i Shoqatës së Sigurisë së Autostradave të Guvernatorëve.

“Shumë shtete raportojnë shpejtësi të tepëruar – nuk dua të them 16-25 kilometra në orë mbi kufirin e shpejtësisë, po flas për shpejtësi treshifin e asaj të lejuar. Duhet të marrim nën kontroll shpejtësinë. Drejtimi i automjetit nga shoferë të paaftë është një tjetër problem i madh që merr rreth 10,000 jetë njerëzish çdo vit” .

Ekspertët thonë se pandemia po luan rol në vdekjet në trafik. Kjo për shkak se autostradat ishin më pak të ngarkuara dhe shumë shoferë adoptuan një stil më të rrezikshëm të drejtimit.

Kjo përfshin përdorimin e telefonave celularë gjatë ngarjes së makinës.

“Ne vërtet mbështetemi te teknologjia. Komunikimi me miqtë dhe familjen nuk bëhej ballë për ballë, bëhej përmes telefonit, bëhej me mesazhe. Dhe një pjesë e kësaj praktike ka bërë që kur individët lëvizin me makinë dhe marrin një mesazh mendojnë se duhet të përgjigjen menjëherë!”, thotë Karl Minges me Universitetin Nju Hejvën.

Një tjetër arsye për rritjen e numrit të aksidenteve është se ka më pak policë në rrugë. Sipas zotit Snider, edhe pandemia edhe protestat antipolicore në mbarë Shtetet e Bashkuara bënë që të shkurtohej numri i policëve të trafikut. Thjesht prania e policisë, thotë zoti Snider, përforcon sjelljen e përshtatshme të automjetit.

“Oficerët në rrugë mund ta përforcojnë vërtet atë pikë dhe të kapin shoferët më të rrezikshëm. Oficeri i policisë mund të heqë një shofer të dehur nga rruga me një arrestim – dhe kjo mund të parandalojë një aksident”, thotë Adam Snider.

Disa shtete – si Dakota e Veriut dhe Virxhinia Perëndimore – kanë njoftuar plane për të rritur numrin e policisë së trafikut rrugor në dhjetor 2021. Ata gjithashtu do të shfaqin më shumë pankarta që u kujtojnë shoferëve ligjet e trafikut dhe pasojat e mundshme tragjike të mosrespektimit të rregullave./ VOA

Etiketa: aksidentet rrugorecovid-19shba


Ju sugjerojmë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump
Bota

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump

18 Janar, 2026 10:21 am
Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes
Aktualitet

Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes

18 Janar, 2026 10:15 am
“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump
Kryesore

“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump

18 Janar, 2026 10:06 am
Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
Politikë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

17 Janar, 2026 10:05 pm
Para
Video/ Rama ndan videon nga atmosfera në Tiranë: Dhjetori i festave

Video/ Rama ndan videon nga atmosfera në Tiranë: Dhjetori i festave

Itali/ 43 qytetarë humbin jetën nga COVID, regjistrohen mbi 15 mijë raste të reja

Itali/ 43 qytetarë humbin jetën nga COVID, regjistrohen mbi 15 mijë raste të reja

80% e zjarreve në banesa nga bombolat e gazit

80% e zjarreve në banesa nga bombolat e gazit
















TE FUNDIT

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

Helmohen disa banorë në Bulqizë
18 Janar, 2026

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona...

Lexo më shumë

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
18 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në në X ka mohuar lajmet apo fjalët që qarkullojnë rreth pjesëmarrjes së tij...

Lexo më shumë

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
18 Janar, 2026

Prokuroria e Posacme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditëve të fundit, sa I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com