Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 persona dhe janë konfirmuar 199 raste pozitive me koronavirus. Mes viktimave të fundit është edhe një e re, vetëm 24 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë informoi po ashtu se 120 persona janë shëruar nga pandemia.
Deri në këto momente numri total i të prekurve ka shkuar në 7975 persona, ndërsa viktimat janë 376./Opinion.al