Shqipëria ka marrë zyrtarisht këtë të mërkurë titulli “Vendi i Nderit” në panairin e turizmit i ITB-Berlin 2025.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Shqipërisë i dorëzohet zyrtarisht titulli “Vendi i Nderit” i ITB- Berlin 2025, panairit më të madh në botë të turizmit, pas një pune të gjatë dhe angazhimi serioz për të shkëlqyer në prezantimin e ofertës sonë turistike në eventet e promovimit ndërkombëtar”,-shkruan Rama.