Në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë në këtë sektor.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Kreu i qeverisë thotë se në këtë panair do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë.
“MIRËMËNGJES, dhe me Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori, e ku do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.