Ura e Babrroit është shkatërruar me shpërthim të kontrolluar në kuadër të realizimit të projektit të “Unazës së Madhe” dhe “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, zona 5 Maji”.
Gjatë procesit të demolimit, ka pasur masa strikte sigurie dhe janë ndaluar kalimet e këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës, më herët u njoftuan të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se për arsye sigurie do të ndërpritej qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë.
Gjatë kësaj periudhe, u ndalua kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.
Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë janë të pranishme në terren për t’u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit.