Bota

Pamjet satelitore/ 3 helikopterë ushtarakë rusë të shkatërruar në Kherson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 16/03/22 |
Opi Nion

Ushtria ukrainase shkatërroi një numër helikopterësh ushtarakë rusë në Aeroportin Ndërkombëtar Kherson të martën.

Një shtëllungë e madhe e zezë tymi shihet në pamjet satelitore të publikuara nga CCN me një numër helikopterësh në zjarr.

Është goditja më shkatërruese e njohur që ushtria ukrainase ka kryer kundër helikopterëve rusë gjatë luftës, me të paktën tre helikopterë rusë të parë në zjarr ose të shkatërruar në aeroport.

Janë goditur edhe mjete ushtarake që ndodheshin pranë aeroportit.

Sulmi ushtarak në aeroport u kap nga NASA-s Fire Information for Resource Management System (FIRMS), i cili gjurmon zjarret e mëdha në mbarë botën.

Sipas të dhënave të mbledhura nga FIRMS, sulmi ushtarak ka ndodhur rreth orës 13:4, me kohën lokale.

 

Pas