Pamjet e një varfërie ekstreme të familjes së Dritan Bicakut në fshatin Thanasaj të Lushnjës, transmetuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan, kanë sjellë edhe ndihmat e para për këtë familje.
Ndihma e parë ka ardhur nga TV Klan, i cili është solidarizuar me thirrjen që emisioni “Opinion” ka bërë për të ndihmuar këtë familje, e cila përbëhet nga 7 anëtarë.
Klan në shenjë mbështetje për familjen Bicaku, bëri me dije, se u siguron atyrë dhomën e fëmijëve dhe një sasi ushqimore të konsiderueshme.