Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka mbërritur në ambientet e Televizionit Klan.
Berisha do të jetë në një intervistë për rreth dy orë përball 4 gazetarëve dhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu, ku do flasë për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, zhvillimet në Partinë Demokratike dhe vettingun në politikë, etj.
Në ardhjen e tij në Klan ai është pritur nga Drejtori i Televizionit Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu dhe kryeredaktorja e ‘Opinion’ Desada Metaj.
Berisha, rikthehet pas 5 vitesh në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Ndiqni në video prapakuintat e ‘Opinion’./G.Zaimaj-opinion.al