Kjo video tregon pamjet e rënda nga aksidenti i pak momenteve më parë në Kamëz ku humbi jetën efektivi i policisë E.Haxhiaj, 42 vjeç.
Pamjet janë të rënda pasi në to duket një polic i gjakosur, i shtrirë përtokë.
Në video dallohet edhe ankthi i qytetarëve që u gjendën në vendin e aksidentit, përballë gjimnazit Ibrahim Rugova.
Në video dëgjohen qytetarë të panikuar që mundohen ti japin ndihmën efektivit të shtrirë në tokë.
E lidhur:
Foto/ Si ndodhi aksidenti fatal që i mori jetën efektivit të policisë në Kamëz