Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pamjet e mjerimit/ Në familjet që Qeveria u hoqi ndihmën ekonomike, Basha: Emergjencë kombëtare

2018/02/21 at 1:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pamjet e mjerimit/ Në familjet që Qeveria u hoqi ndihmën ekonomike, Basha: Emergjencë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa familje ekstremisht të varfra, të cilat janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike. Dëshmitë tronditëse të grave kryefamiljare, të mbetura pa asnjë ndihmë, të nënave që nuk kanë bukë për fëmijët tregojnë lëniën në mëshirë të fatit nga qeveria të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin. Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin.


Marie Gjoka është një nënë e vuajtur, që tregon hisotrinë tronditëse sesi ngeli pa asnjë të ardhur, pas vdekjes së bashkëshortit të sëmurë, në përpjekje për të marrë KEMP-in ditën që bashkëshorti u nda nga jeta.

Marije Gjoka: Kisha burrin për KEMP dhe vdiq ditën që ia lidhën dhe vajta të kërkoja KEMP-in që ta varrosja dhe nuk ma dhanë. Më dhanë vetëm 50 mijë lekë për me e varros. Nuk e di nga t’ia mbaj. Ka ardhur kulmi.”
Në bashkinë e Kamzës, ku Basha vizitoi familjet në skamje, janë hequr në janar rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike, por askush prej tyre nuk e di arsyen, edhe pse ata janë njësoj të varfër. Në frigoriferët apo dollapët e vjetër të Shpresa Arapit, Artur Rungos, Donika Shetës nuk ka asgjë për të ngrënë.

Basha: Për çfarë u thanë që skeni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim?

Shpresa Arapi: Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh.

Basha: Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t’ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t’ju marrin do t’ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme.

Bashkëshortja e Artur Rungos: Listën e kam bërë të gjatë në dyqan dh s’kemi me çfarë të paguajmë. Vetëm me borxhe dhe asnjë lloj ndihme.

Basha; Nuk u dhanë shpjegim pse ua hoqën ndihmën?

Artur Rungo: Jo fare, asnjë shpjegim.

Basha: Kishit ndihmë ekonomike?

Donika Sheta: Kisha, por ma kanë hequr tani.

Basha: Po pse ta kanë hequr?

Donika Sheta: Më thanë që nuk plotëson kushtet. Nuk e di çfarë kushtesh, kur unë s’kam asgjë, asnjë kusht për të jetuar. Thanë nuk plotëson pikët. Nuk kam as lavatriçe, as dush. Asgjë nuk kam.

Basha: Po të ardhura të tjera përveç ndihmës ekonomike keni pasur?

Donika Sheta: Kam vetëm 20 mijë lekë pension të vjetra.

Pak ditë më parë qeveria deklaroi se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike ata që nuk e meritojnë, por dëshmitë në familjen e Pranvera Tetovajt dhe Gëzim Ukdashit tregojnë për një situatë katastrofike, ku iu është prerë edhe uji i pijshëm.

Pranvera Tetovaj: Nënën e kam të paralizuar. Asistencën ma kanë hequr. Lekët e përmbytjes nuk i kemi marrë. Skam asgjë, as dyshek për nënën.

Bashkëshortja e Gëzim Ukdashit: Edhe ujin na e kanë ndërprerë. Kush të na japë ndonjë pikë ujë, e marrim. S”kemi lekë të blejmë një thes miell, pale dritat dhe ujin.

Basha: Prandaj kemi ardhur, në rradhë të parë t’I tregojmë botës kujt ia kanë hequr ndihmën, njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës.

Etiketa: Bashafamilje te varferaKAMEZndihma ekonomikevarferi ekstreme


Ju sugjerojmë

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
Aktualitet

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

28 Qershor, 2025 2:21 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

28 Qershor, 2025 1:54 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Aktualitet

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

28 Qershor, 2025 1:44 pm
Aktualitet

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025 1:28 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

28 Qershor, 2025 12:53 pm
Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
Aktualitet

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

28 Qershor, 2025 12:26 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Albano Bogdo rrëfehet pa doreza: Pija dy shishe alkool në ditë, më la dhe e fejuara

Albano Bogdo rrëfehet pa doreza: Pija dy shishe alkool në ditë, më la dhe e fejuara

Korça në protestë, tifozët e Skënderbeut kundër dënimit: “Mos na vrisni ëndrrën”

Korça në protestë, tifozët e Skënderbeut kundër dënimit: "Mos na vrisni ëndrrën"

Meta: Idetë për shkëmbim territoresh, tentativa të dëshpëruara populiste

Meta: Idetë për shkëmbim territoresh, tentativa të dëshpëruara populiste
















TE FUNDIT

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
28 Qershor, 2025

Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të...

Lexo më shumë

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
28 Qershor, 2025

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, njoftoi se “stina...

Lexo më shumë

Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan
28 Qershor, 2025

Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, e festuan edhe këtë 28...

Lexo më shumë

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
28 Qershor, 2025

Autoritetet policore në Lezhë hapën zjarr në drejtim të një makine mesditën e kësaj të shtune, kur i riu që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com