Pamje trishtuese vijnë nga Valiasi në bashkinë e Kamzës. Me dhjetëra banorë janë përmbytur duke humbur gjithçka kanë përfshirë edhe bagëtitë. Një banor nxjerr nga stalla bagëtitë e mbytura gjatë natës. Shumë dele e qengja të ngordhur që duhen hequr nga këto zona, pasi bëhen burim infeksionesh. Sakaq ai i drejtohet Edi Ramës, duke kërkuar ndihmë: Shikoni ca na ndodhi, kjo është buka e fëmijëve…