Përmbytja e dy ditëve më parë la pas pasoja të rënda për banorët e disa zonave që uji u shkatërroi shtëpitë, por edhe për fermerët. Një situatë tejet e rëndë u shënua në Ndroq të Tiranës, ku afro 150 krerë gjedhe kanë ngordhur në dy ferma te kesaj zone. (pamjet e dëshmojnë qartë)
“Ishte situatë shumë e paparashikueshme, shumë e shpejtë, nuk na dha asnjë lloj mundësie, pavarësisht se ne kishim marrë disa masa. Dëmi është katastrofik, miliona euro kanë ikur. Unë jam e shokuar për kafshët e ngordhura, por edhe e kënaqur që mbi të gjitha nuk u dëmtuan punëtorët e fermës që luftuan me ujin për të shpëtuar lopët e viçat”. Kështu shprehet administratorja Vera Hoxha.