Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë, nga i cili një qytetar ka mbetur i plagosur rëndë.
Teksa personi lëvizte me biçikletë, ai është përplasur nga një automjet.
Emri i të plagosurit nuk është bërë ende publik, por pamjet e publikuara nga Balkanweb tregojnë momentin tronditës.
I plagosuri pa ndenja përtokë dhe qytetarë që i ofrohen për ndihmë.
Ai u transportua në spital për ndihmën e nevojshme, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.