Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital
“Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.