Ditën e sotme Meksika e Jugut është goditur nga një tërmet i fuqishëm. Instituti Gjeologjik i SH.B.A.-së tha që madhësia e tërmetit ishte 7.3 ndërkohë që mediat meksikane bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte shteti bregdetar i Paqësorit, Oaxaca.
Kujtojmë se një tërmet 7.1 ballë goditi Meksikën 3 vite më parë duke shkaktuar 355 viktima. I ndodhur në kryqëzimin e tre pllakave tektonike, Meksika është një nga vendet me sizmitetin më të lartë në botë.
Ndërkohë, njerëzit e përfshirë nga paniku janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa raportohet për dëme materiale.
Siç shihet në video, lëkundjet e tërmetit kanë dëmtuar disa banesa, por deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Po ashtu, në rrjetet sociale qarkullon dhe një video, ku shihet se si lëkundjet sizmike ngrejnë “dallgë” në një pishin, ndërsa një pallat shihet teksa lëkundet./ Opinion.al
#Sismo Usuarios de redes sociales difundieron el momento en el que el #Sismo de esta mañana, sacudió la alberca de Ciudad Deportiva https://t.co/E0aWWQPVjM pic.twitter.com/TR1f93Hbt3
— La Silla Rota (@lasillarota) June 23, 2020
#Sismo dos edificios que chocan por el movimiento telúrico en la Glorieta de Cibeles en la colonia Roma. pic.twitter.com/xyesxb1t7n
— La Silla Rota (@lasillarota) June 23, 2020