U përfol shumë për muajin e mjaltit të çiftit mbretëror, Meghan dhe Harry, dhe u tha se destinacioni i tyre do të ishte Afrika. Por në fakt, burime për TMZ, konfirmojnë se çifti ka zgjedhur Kanadanë për të kaluar muajin e mjaltit.
Nuk dihet se kur do të shkojnë, por siguria do të jetë maksimale. Ata do të shkojnë në Alberta të Kanadasë, në parkun e “Fairmont Jasper Park Lodge”, i cili konsiderohet si “parajsa kanadeze” dhe ka një histori të gjatë me vizitorë mbretëror. Mbreti George VI and mbretëresha Elizabeth (nëna e mbretëreshës aktuale) kanë qenë aty në vitin 1939. Ndërsa mbretëresha aktuale me princin Philip e kanë vizituar këtë vend në vitin 2005. Po ashtu, ky është vendi ku është xhiruar filmi “River of No Return” me Marilyn Monroe dhe Robert Mitchum në vitin 1954.