Policia Rrugore ka postuar në Facebook pamjet e një aksidenti. Një grua zbret nga një makine dhe kalon në kahun tjetër, duke i prerë rrugën mjetit. “Lutemi shikoni videon, bëni kujdes kalimtarët. Kjo ndodhi sot në Shkodër. Mbi 50% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga këmbësorët. Fatmirësisht kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në postimin e Policisë.