Aktualitet

Pamje pas vrasjes/ Britma dhe ulërima, njerëzit vrapojnë të frikësuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:47 - 21/04/21 |
Opi Nion

Opinion.al ka siguruar pamjet menjëherë pas ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit nga ish-efektivi i forcave RENEA Arber Paplekaj në Elbasan.

Nga pamjet duket se njerëzit janë duke vrapuar të frikësuar, ndërkohë që në zonë është një makinë policie.

Kujtojmë që Xhuvani, i cili sëfundmi ishte i aktivizuar me fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Elbasan është vrarë ditën e sotme nga shoqëruesi i Gazment Bardhit, Arbër Paplekaj një ish-efektiv i forcave RENEA. PD pretendon se Xhuvani ka qenë duke udhëtuar në një makinë të mbushur me para dhe karta identiteti, teksa kërkonte të blinte vota nga qytetarët.

Në vendin e ngjarjes janë gjendur thuajse 20 gëzhoja dhe kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë.

Gjithashtu në deklaratën e dhënë në policia Paplekaj është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe se në fillim kishte shukuar thjesht të ndalonte blerjen e votave./Opinion.al

 

Pas