Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, pamje nga punimet në kantierin Thumanë – Kashar. Punimet në këtë aks përfundojnë në datën 30 qershor.
“Kantieri i punës Thumanë – Kashar. 30 qershori nuk është larg”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, është një ndër akset më të rëndësishme që lidh veriun me jugun. Aksi do të jetë i shpejtësisë së lartë duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.