Kronikë

Pamje nga atentati i shqiptarit në Bruksel,qytetarët e mjekët i shkojnë në ndihmë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:43 - 13/06/22 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Belgjikë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen Place De Brouckère në Bruksel, në hyrje të një hoteli, konfirmojnë shërbimi policor i Brukselit-Ixelles.

Ndërkohë sipas mediave vendase bëhet fjalë për Erion Hasanbelliun, një emër i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i atentatit. Sikurse duket edhe nga video në vendin e ngjarjes janë mbledhur qytetarë, si edhe mjekë që i kanë dhënë menjëherë ndihmën mjekësore të plagosurit.

Videon e shikoni këtu.

Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka. Recepsioni i hotelit ka pamje të atentatit, shkruajnë mediat belge. “Nuk e kemi idenë se kush është personi që iu bë atentat, por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im e ka parë këtë dhe është në shok”, thotë një punonjës i hotelit.

Sipas dy dëshmitarëve okularë që ndodheshin pak metra larg vendit ku edhe ndodhi ngjarja, ishin dy burra, njëri prej tyre treguan ata qëlloi tjetrin disa herë dhe u largua në një rrugë kryesore në të majtë të hotelit.

“Ai ishte tullac dhe trupmadh”-kujton gruaja.

Prokurori publik në Belgjikë ka caktuar një gjyqtar hetues i cili do ta trajtojë rastin si tentativë për vrasje. Autori(t) po gjurmohen./Opinion.al

Pas