Këto pamje me dron janë bërë në Shkodër, ku siç shihet qartë përmbytja është masive prej vërshimit të lumenjve dhe hapjes së portave të HEC-it të Vaut të Dejës.
Nga të dhënat zyrtare mësohet se në qytetin e Shkodrës, lagjia Ajasëm vijon të jetë e gjitha nën ujë.
Në fshatin Obot dhe Ana e Malit rruga është e pakalueshme, ndërsa rreth 300 hektarë tokë ndodhen nën ujë.
Po ashtu në fshatin Obot 100 shtëpi vazhdojnë të jenë të bllokuara nga prezenca e ujit, ndërsa në njësinë administrative Bërdicë numri i shtëpive të rrethuara nga uji është 20.
Nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, shkarkimet janë me rreth 1 mijë metër/kub në sek.