Studentët nuk janë ndalur as ditën e sotme, edhe pse ditë e dielë ata kanë nisur marshimin drejtë Ministrise se Arsimit.
“Studentë, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm plotësimin e kushteve! Kush nuk ka mundësi të shkojë të mblidhet pranë fakulteteve të vet, të vijë direkt në ministrinë e Arsimit”, thuhet në faqen e facebook-ut të Universiteti.info.
Po ashtu studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.
Ndiqni pamjet LIVE