Mediat botërore transmetojnë pamje dramatike nga Parisi. Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën qendrore të kryeqytetit francez. Mësohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit në një furrë buke. Deri më tani raportohen 4 viktima, dy zjarrfikës dhe dy civilë.
“Shërbimet emergjente po reagonin ndaj rrjedhjes së gazit kur ndodhi një shpërthim dramatik”, tha ministri i brendshëm Christophe Castaner. Tridhjetë e shtatë persona u plagosën, 10 në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Rue de Trévise rreth orës 08:00.
Shumë dyqane e makina përreth janë përfshirë nga flakët. Shpërthimi gjithashtu shkatërroi një teatër, raportojnë mediat e huaja.