Teksa në qendër të mediave prej disa ditësh, vijon të jetë grabitja e banesës së ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se edhe banesa e ministres Elisa Spiropali, ka rënë pre e vjedhjes.
Në një status në “Facebook”, Paloka thotë se Elisa u tregua më e zgjuar dhe nuk e denoncoi grabitjen por lajmi sipas tij ka dalë nga miqtë e saj të ngushtë.
“Elisa u tregua me e zgjuar; kur vodhen ne shtepine e saj disa vite me pare (per koncidence ishte po janar), e mbajti pothuajse te fshehte. “Pothuajse” …se edhe miqte e ngushte tregojne nje dite…! Tregojne Elisa…” shkruan Paloka në rrjetet sociale.