Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paloka: Rama ishte i pashpresë ndaj u tërhoq nga kandidimi në Durrës

2021/01/08 at 12:38 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD-SPAK-ut: Hetoni 3 nismat korruptive, pas tyre janë peshqit e mëdhenj

Ditën e djeshme u mësua se Partia Demokratike ka zgjedhur Edi Palokën si përfaqësues politik për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.


Në një interviste për “Abc News”, Paloka e ka cilësuar Durrësin si një nga qarqet më të vështira në vend, pasi sipas tij, pushteti kontrollohet nga korrupsioni dhe dora e krimit.

Paloka zbulon se një tjetër qark për të cilin është diskutuar që ai të shkonte përfaqësues politik ka qenë Shkodra.

Gjatë intervistës ai ka komentuar dhe informacionet që dolën para pak kohësh se kryeministri Edi Rama mund të ishte drejtues për PS-në në këtë qark. Paloka tha se Rama u tërhoq pasi e kuptoi se ishte i pashpresë.

“Durrësi është një ndër zonat me probleme më të shumta si zonë elektorale dhe këtë e pamë dhe me dosjen 339 ku Rama përdori të gjithë format për të deformuar votën. Durrësi është qarku që jo vetëm durrsakët por të gjithë shqiptarët presin që të shikojnë ndryshimet pasi ka kohë që në atë qark ndihet fryma dhe presioni për ndryshimit ndihet më shumë. Dhuna e rilindjes përmes korrupsionit ka qenë më e ndjeshme dhe të gjithë institucionet kanë qenë nën drejtimin e krimit. Durrësi pret shpëtim, nëse në të gjithë Shqipërinë ka një revoltë dhe urrejte për këtë qeveri dhe për kryeministrin Rama. Vendimet merren bashkarisht, kemi diskutuar dhe u mendua që të jem në Shkodër ose ne Durrës, Shkodra do të ishte me e lehtë për këdo pasi është një qark me shumicë demokrate por siç theksova, Shkodra, Elbasani dhe Durrësi kanë qenë nën tutelën e drejtimit të krimit. Në dosjen 339 tregohen dhe implikimet e Dakos dhe në lidhje direkte me Ramën e ka ushtruar pushtetin jo në interes të qytetarëve por të tij. Durrësi është kthyer në një qytet betoni, pasi vetë Dako ka një firmë betoni dhe të gjithë që kanë bërë ndërtime kanë pasur lidhje me firmën e betonit të Dakos. Të gjithë këto lidhje dalin në dosjen 339 dhe kto janë arsyet që ai nuk është më në radarin e Ramës, por edhe ky që e zëvendëson nuk është se nuk e zëvendëson. Ardjan Çela nuk është kundërshtar i imi dhe s’ka si të jetë por pas vjedhjes së këtyre viteve i është kërkuar që këto para tashmë ti kthejë në vota. Çela dikur ka qenë në PD por dhe atëherë këtë rol kishte lëpirjen për ti shfrytëzuar për interesat e tij. Por Rama sërish do e përdorë atë si shumë të tjerë. Durrësi pas Tiranës është më i rëndësishëm pas Tiranës në të gjithë aspektet jo vetëm atë elektoral,ndaj dhe janë ndërthurur  bandat për korrupsionin. Është një qark i vënë nën pushtetin e krimit dhe korrupsionit dhe qytetarët janë vënë në vështirësi mezi presin që të çlirohen. Rama u tërhoq nga Durrësi pasi kontaktoi me disa koka bandash nuk i dhënë shpresë ndaj dhe u tërhoq, këto janë fakte. Arsyeja pse ka ikur e ka parë me sytë e tij atë që i thonë sondazhet dhe pritet që në Durrës Rilindja të pësojë humbjen më të madhe për këtë  ne i kemi dhënë rëndësi, dhe nëse do të ishte një barrë që do e mbaja vetëm unë do të ishte e pamundur, por është e gjithë PD-ja dhe opozita. Janë qytetarët e  një qarku që presin ndryshim. Takimet masive kanë vlerën e tyre për të forcën politike, por e rëndësishme që që kandidatët të dinë vendin ku do jenë dhe kjo i ndihmon për të krijuar sa më shumë kontakte. Ne do të futemi me zgjedhje me çdo lloj metode, pasi ne asnjëherë nuk kemi besuar te garantimi 100 % i zgjedhjeve por me ndryshimet e fundit është një mundësi e mirë për të eleminuar një pjesë të madhe të  problemeve. Do të ishim naiv nëse besojmë se Rama do zgjedhje të lira nëse do të donte një gjë të tillë ai s’do të ishte bërë asnjëherë dhe kryetar i PS-së, por me manipulim e mori dhe atë status. Ajo që është e rëndësishme është se tashmë fronti opozitar është një dhe kjo nuk ka më diskutime pavarsisht formulave që po flasim, janë strategji që po përgatisim për mënyrën se si ne do të dalim, është vetëm një mënyrë që hilet e Ramës të eleminohen ose minimizohen të paktën dhe vullneti i qytetarëve të kthente në mandatet e opozitës. PD-ja është partia më e madhe dhe ka fituar në të gjithë qarqet e Shqipërisë, pastaj ka qarqe që influenca e LSI-së është e madhe siç është në qarkun e Beratit, influenca e Agron Dukës në Durrës. Asgjë nuk ndryshon me kalimin e Naços në PS-së dhe pazarin e Ramës që ka nisur me ministrat”, ka thënë Paloka./Opinion.al

Etiketa: durresedi palokaedi ramazgjedhjet


Ju sugjerojmë

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
Aktualitet

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

30 Korrik, 2025 10:28 pm
Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
Bota

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

30 Korrik, 2025 9:59 pm
Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
Aktualitet

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

30 Korrik, 2025 9:40 pm
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
Rajoni

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

30 Korrik, 2025 9:28 pm
Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
Aktualitet

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

30 Korrik, 2025 9:07 pm
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Para
Mjeku publikon studimin: Vaksina efikase edhe në mutacionet e virusit

Mjeku publikon studimin: Vaksina efikase edhe në mutacionet e virusit

“Ne mund të hakmerremi”, flet një prej kushërinjve që i shpëtoi atentatit

Operacioni anti-drogë, Policia: 7 muaj hetime, ekzekutohen 22 masa sigurie

FOTO/ Çahet rruga në Borsh, ARRSH apel shoferëve

FOTO/ Çahet rruga në Borsh, ARRSH apel shoferëve
















TE FUNDIT

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
30 Korrik, 2025

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te lufta kundër korrupsionit një nga temat...

Lexo më shumë

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
30 Korrik, 2025

Në qytetin Tanba të prefekturës Hyogo në Japoni, temperaturat arritën në 41,2 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej...

Lexo më shumë

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
30 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi projektet e investimeve në...

Lexo më shumë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
30 Korrik, 2025

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com