Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paloka: Rama bllokoi arrestimin e Tahirit, sot është i lirë

2018/05/06 at 12:13 PM
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Paloka: Rama bllokoi arrestimin e Tahirit, sot është i lirë

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka në një dalje publike nga selia blu sulmoi kryeministrin Edi Rama, se ky i fundit po tenton që të mashtrojë shqiptarët me rastin e dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandati i deputetit. Paloka, në emër të PD-së tha se Rama ka kapur drejtësinë.


“Çfarë ka ndodhur pas 6 muajsh pasi prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit?! Ai bredh i lirë. Arrestimi nuk u lejua nga Rama, i cili urdhëroi grupin e tij parlamentar të bllokonte drejtësinë.”, tha Paloka.

Mes të tjerash deputeti i PD-së tha se kapja e Orest Sotës me 800 mijë euro në makinë, bëri Tahirin që mos të fliste më.

“Akti i Tahirit nuk ishte një akt i pavarur. Rama kërkon të mashtrojë ndërkombëtarët. Tahiri i akuzuar nga PD ka mohuar pronësinë e skafit dhe sot vijon të lëviz i lirë. Por vetëm pasi Orest Sota u kap me 800 mijë euro në makinë, e beri Tahirin të heshtë. Kapja e Sotës i vuri vulën çështjes “Tahiri”. Qëllimi i vetëm i Ramës është mbrojtja e Tahirit dhe e vetes”, pohoi deputeti i PD-së.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka

Çdo minutë që kalon që nga dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit, vërteton qartazi se ky akt nuk është gjë tjetër veçse një lojë e tij dhe e kapos së tij në përpjekje për ti hedhur hi syve të shqiptarëve dhe për të mashtruar ndërkombëtarët. Rama mendon se me këtë veprim do të arrijë të mashtrojë jo vetëm ata që i kanë kërkuar kokën e Tahirit si një prej parakushteve për hapjen e negociatave por mendon se do të mashtrojë të gjithë shqiptarët. Vazhdon ti marrë shqiptarët për naivë dhe për budallenj. Nuk ka njeri që ta besojë se akti i Tahirit ishte, siç thotë Rama, një akt i pavarur dhe i kryer në padijeni të Ramës. Çdo gjë bëhet me shpresën që Rama do të mashtrojë shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Në fakt me këtë akt që kanë ndërmarrë të dy, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do u vërtetojnë si shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, edhe një akuzë tjetër që ne kemi ngritur prej kohësh që ky zotëri ka kapur tërësisht dhe ka marë në duart e tij edhe drejtësinë. Çfarë ka ndodhur nga 6 muaj kur për herë të parë prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit?! Çfarë ka ndodhur që sot Tahiri vazhdon të dredhë i lirë dhe i pashqetësuar?!

Para 6 muajsh, prokuroria e Krimeve të rënda me fakte që kishte ajodhe me fakte që kishin ardhur nga prokuroria e Katanias, kërkoi në Parlament arrestimin e Tahirit. Arrestim që nuk u lejua nga Edi Rama i cili urdhëroi grupin e tij parlamentar të votojë kundër këtij arrestimi duke bllokuar drejtësinë. Sot, 6 muaj pas kësaj kërkese të prokurorisë të vetme ngjarje që lidhen me këtë çështje kanë qënë kapja e Orest Sotës me gati 800 mijë euro cash në makinë e tij dhe bashke me këto euro edhe 2 patentat e skafeve të Tahirit. Nëse e mbani mend, Tahiri i akuzuar nga Zagani dhe PD se ka në zotërim të tij edhe një skaf i cili gjithashtu është përdorur nga Habilajt si makina për trafik droge, e ka mohuar. Ashtu siç beri me makinën dhe siç vazhdon të bëjë edhe sot duke mashtruar këdo, kapja e patentave në makinën e Orest Sotës vërtetoi se këto akuza të PD ishin të drejta.

Por të kthehemi te ngjarja. Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe që Tahiri nga kërkesa e prokurorisë për të qënë në arrest sot vazhdon të bredhë i lirë. Vetëm kjo ka ndodhur që lidhet me çështjen. Një akt dhe një ngjarje tjetër që e rëndon disa fish situatën e Tahirit. Ju kujtoj se menjëherë pas kësja ngjarje, pas kapjes së Orest Sotës, Tahiri mbylli gojën dhe nuk foli më. Nuk bëri me cubin nëpër ekrane siç kishte bërë deri në atë ditë. Dhe kjo sepse fakti i fundit, kapja e Sotës me 900 mijë euro dhe patentat e Tahirit i vuri vulën gjithëçkaje për të gjithë ata që duan të shohin dhe të kuptojnë.

Ndërkohë në vend që me dorëzimin e mandatit Tahiri të përfundonte në burg, sot vazhdon të jetë i lirë dhe siç kemi deklaruar ne në marrëveshje me Edi Ramën do të mbetet i lirë. Pse?! Sepse ajo që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe ka qënë shumë më e rëndë se kaq. Edi Rama ka kapur prokurorinë dhe drejtësinë dhe siç kemi deklaruar ne që në fillim, PD, që në momentin e kapjes së prokurorit të përgjithshëm, i vetmi qëllim i Ramës ishte mbrotja e Tahirit, dmth mbrotja e vetes. Sepse nuk ka shqiptar dhe ndërkombëtar që të mos e besojë se Tahiri nuk bëri asgjë në kokën e vetë. Kanabizimi i Shqipërisë, futja e parave të drogës për të marrë pushtetin nuk ishte thjeshtë projekti i Tahirit.

Projekti ishte i Ramës dhe u zbatua nga Tahiri dhe bandat e rilindjes. Për këtë arsye sot Tahiri vazhdon të jetë i lirë çuditërisht, ndërkohë që duhet të ishte prapa hekurave sepse ka garancinë e plotë të prokurorit të përgjithshëm Edvin Rama.

Ndërkohë si kryetar i Komisionit Hetimor që rëndom quhet komisioni Tahiri, por që në fakt po të shihni objektin është ngritur për të hetuar Ramën bashkë me Tahirin, ju garantoj se çfarëdo që të bëjë Prokuroria e kapur nga Rama, të hapë apo të mbyllë çështje, ky komision do të vazhdojë të bëjë rolin e tij deri në fund, derisa të vërtetojë atë që përmenda më lart se projekti, strategjia e kanabizimit, trafikimit të drogës, dhe blerjes se zgjedhjeve dhe pushtetit me paratë e drogës nuk ishte thjehstë lojë e Tahirit por ishte një projekt që u ideua nga Edi Rama dhe u zbatua nga Rama dhe Tahiri.

Ne do të vazhdojmë deri në fund megjithë pengesat që po i krijohen komisionit derisa ky fakt që sot dihet botërisht të vërtetohet edhe me dokumente.

 

Etiketa: arrestimi i tahiritpalokarama


Ju sugjerojmë

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…
Kryesore

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

31 Maj, 2025 1:21 pm
Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë
Kryesore

Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë

31 Maj, 2025 12:35 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
Kryesore

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së

30 Maj, 2025 6:37 pm
Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur
Politikë

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

29 Maj, 2025 8:26 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…
Politikë

Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…

28 Maj, 2025 6:49 pm
PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend
Politikë

PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend

28 Maj, 2025 6:41 pm
Çfarë do të ndodhë në parlament? Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Nesër do të…
Kryesore

Çfarë do të ndodhë në parlament? Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Nesër do të…

28 Maj, 2025 5:47 pm
Para
Francezi gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Krujë

Francezi gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Krujë

Me siguri këto fakte mbi lekët nuk i dinit

Me siguri këto fakte mbi lekët nuk i dinit

Largimet nga Vetëvendosje, Kurti: Tentuan shkatërrimin e partisë

Largimet nga Vetëvendosje, Kurti: Tentuan shkatërrimin e partisë
















TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com