Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paloka: Pupili i Ramës dorëzoi mandatin, por ende nuk është arrestuar

2018/05/04 at 6:22 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paloka: Pupili i Ramës dorëzoi mandatin, por ende nuk është arrestuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është kundërpërgjigjur menjëherë kreut të qeverisë Edi Rama, i cili sulmoi opozitën,  duke thënë se nuk është e kënaqur me dorëheqjen e Saimir Tahirit dhe operacionit të suksesshëm të policisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.


Paloka, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, tha se shumica e shqiptarëve po presin që prokuroria dhe drejtësia të bëjnë gjënë e duhur dhe të dërgojnë Tahirin pas hekurave.

Shënimi i plotë:

Kllouni qenka shfaqur prapë me surratin lyer me borja që e bëjnë , si çdo klloun, të duket i lumtur dhe kur është në kulmin e dëshpërimit.

Sipas tij opozita qenka mërzitur që ST ka dorëzuar mandatin…

Në fakt opozita dhe shumica e shqiptarëve po presin që prokuroria dhe drejtësia të bëjnë gjënë e duhur dhe të dërgojnë Tahirin pas hekurave. Kanë kaluar disa orë që kur pupili i Rames ka dorëzuar mandatin por ende nuk i janë vënë hekurat.

Çfarë ka ndryshuar që nga momenti kur Prokuroria e Krimeve te Rënda kërkoi arrestimin e Tahirit dhe Rama nuk e lejoi ?

Ka gjetur Tahiri ndonjë alibi që e ka nxjerre të pafajshëm ?

Në fakt nga ai moment vetëm një ngjarje më shumë ka patur lidhur me çështjen; kapja e Orest Sotës me gati 900 mije euro kesh dhe patentat e skafeve të Tahirit në makinën e tij.

Kujtojmë që ndërmjet akuzave të tjera, fillimisht Zagani e më pas opozita, kishin akuzuar Tahirin se zotonte një skaf qe gjithashtu përdorej nga Habilajt për trafik drogë. Tahiri , si ne shumë raste të tjera, kishte mohuar duke dalë shpejt bllof. U përpoq të mohonte dhe lidhjet me Sotën, po doli edhe me keq.

Që pas kapjes së Sotës, Tahiri mbylli gojën, sigurisht i këshilluar.

Ky fakt i ri, e rendoi apo e lehtësoi pozitën e Tahirit …?

Atëherë pse prokuroria që gjashte muaj më parë kërkoi arrestimin me faktet që zotëronte, sot kur fakte te tjera komprometuese janë shtuar, nuk vepron?

E thjeshtë; se nga ajo kohe kane ndryshuar dhe disa gjëra të tjera të rëndësishme, Rama është kthyer në kryeprokuror dhe kryegjykatës dhe qëllimi kryesor pse e bëri këtë duke shkelur ligj dhe Kushtetute, ishte pikërisht Tahiri.

Kllouni shfaqet me gojën vesh më vesh , mbase i bindur që tani ja hodhi shqiptarëve dhe të huajve me gjoja dorëheqjen e Tahirit, por harron se nuk do bëj gjë tjetër veçse do thelloj skandalin dhe do nxijë më shumë veten. Nëse deri dje justifikohej duke thënë qe drejtësia është e pavarur dhe ai nuk e urdhëronte dot, tani do ju tregoj dhe ndërkombëtareve se opozita ka të drejtë edhe për akuzën tjetër, që Rama kapi prokurorinë dhe gjykatat për të shpëtuar Tahirin dhe veten. Ndryshe Tahiri duhet të shkojë pas hekurave…

Kllouni tha se opozita qenka mërzitur dhe për kapjen e pronarit të bananeve … Ne fakt ne presim te kapet pronari i vërtetë i 600 kileve kokainë. E me që ra fjala; ku janë 600 kilet e kokainës që duhet të ruhen si prove…? Mos mendo se do zhduken pa u marrë vesh…

E ne fund , ata qe kapen ST, qe kapen dhe Cekajn , e kane lakun gati . Megjithëse po e sheh me se miri se si po ja mbledhin lakun pak nga pak deri sa mos ketë me nga të luaj , kllounit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të ngërdheshet nga sikleti .

Ne , po presim… tundi këmbët , se vetëm sa e shtrëngon lakun më shumë.

 

Etiketa: opozitapalokaramatahiri


Ju sugjerojmë

Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
Kryesore

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

23 Korrik, 2025 4:27 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

23 Korrik, 2025 3:27 pm
BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
Aktualitet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

23 Korrik, 2025 2:57 pm
Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut
Politikë

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut

23 Korrik, 2025 1:53 pm
Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”

23 Korrik, 2025 1:22 pm
Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit
Kryesore

Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit

23 Korrik, 2025 12:58 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

29 shtatori, data vendimtare/ Erion Veliajt do t’i komunikohen akuzat në paraburgim

23 Korrik, 2025 12:05 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030

23 Korrik, 2025 11:37 am
KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD
Politikë

KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD

23 Korrik, 2025 11:34 am
Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit
Aktualitet

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit

23 Korrik, 2025 11:23 am
Para
Kryemadhi: Në qershor merret vendimi politik, e kanë në dorë shqiptarët

Kryemadhi për Tahirin: Nuk tha asnjë fjalë të sinqertë, shantazhoi Ramën

Habit studimi, një në tre femra heqin unazat e martesës përpara një interviste pune

Habit studimi, një në tre femra heqin unazat e martesës përpara një interviste pune

Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit: Skandaloze sesi politikanët shqiptarë i shpëtojnë ndëshkimit

Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit: Skandaloze sesi politikanët shqiptarë i shpëtojnë ndëshkimit
















TE FUNDIT

Britania sanksionon dhjetëra persona, përfshirë një shqiptar

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
23 Korrik, 2025

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj dhjetëra personave, grupeve dhe furnizuesve nga Ballkani, Lindja e Mesme dhe Kina, të...

Lexo më shumë

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
23 Korrik, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e sotëm të Brukselit, për hapjen e...

Lexo më shumë

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

Euro-ja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
23 Korrik, 2025

Euro ka zbritur në nivelin më të ulët historik në tregun vendas, duke u këmbyer këtë të mërkurë në nivelet...

Lexo më shumë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
23 Korrik, 2025

Dy persona humbën jetën këtë të mërkurë në Bulqizë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, si pasojë e një aksidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com