Kryeministri Rama konfirmoi se ka tërhequr padinë ndaj gazetës gjermane ‘Bild’ ndërsa akuzat e opozitës lidhur me këtë çështje i quajti ‘idiotësi’.
Në një postim në Twitter ai shkruajti se pasi ishte njohur me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih kishte kaluar aq mirë sa nuk kishte më motiv të vazhdonte gjyqin.
Kësaj deklarate i është përgjigjur sërish ish-deputeti Edi Paloka i cili në një reagim të mëparshëm kishte thënë se tërheqja e padisë faktonte shkeljet për të cilat ‘Bild’ akuzonte qeverinë.
“Ja dhe prova e te gjithe idiotsise politike dhe njerezore qe personifikohen tek kryeministri i ketij vendi.
Paska njohur shefat e “Bild”-it dhe “per shoqni” qenka terhequr nga gjyqi…! “Njerezore” -shkruan ai njerezori. Po me sa duket ata ( shefat e “Bild”-it) nuk kane te njejtin koncept si kryeministri yne per “shoqnine” e nuk jane aq “njerezore” …Ata nuk jane terhequr nga akuzat dhe denoncimet ,PERKUNDRAZI”, shkruan Paloka. /Opinion.al