Partia Demokratike ka kërkuar lirimin e 11 personave të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën nga opozita në Parkun e Liqenit.
Kreu i grupit kuvendor të demokratëve, Edi Paloka tha se në kundërshti me të drejtat e njeriut policia po mban në qeli minorenë dhe të sëmurë.
Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike:I sëmuri i cili u dërgua urgjentisht në spital dje, u rrëmbye nga policia megjithëse nuk lejohej nga mjekët të lëvizte dhe u soll në qelitë e drejtorisë së policisë.Këtu kemi të bëjmë me një shtet shtazor. Në qelitë e policisë ka dhe minorenë.
Mes të arrestuarve është edhe kreu i Partisë Demokratikë për njësinë 5 në kryeqytet Ndriçim Babasi.
Jolldiz Mitro/Tv Klan