Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paloka: Mungesa e unanimitetit do të thotë demokraci ndryshe do ishte diktaturë

2017/07/03 at 9:54 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kundërshtimi i Ristanit, dy nënkryetarët i shpjegojnë statutin: Zgjedhjet mbahen më 22 korrik

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force për mediat, duke sqaruar gjithë çfarë ndodhi në mbledhje që nga rrëzimi i kërkesës së grupit anti Basha deri tek ‘tërheqja’ e Patozit. Lidhur me reagimet dhe kundërshtimet nga anëtarët e Kryesisë, Paloka tha se mungesa e unanimitetit është demokraci.

“Mungesa e unanimitetit do të thotë demokraci. Po të ishim unanimë do ishte diktaturë. Në 2013 nuk është ndjekur procedura që u kërkua me këmbëngulje që u realizua këtë herë, të tilla ishin kushtet. Nuk është bërë ndonjë debat në kryesi si këtë herë. Më mirë që ne i zhvilluam me debat. Në fund fare u votua dhe me shumicë u vendos kjo gjë”, tha Paloka.

I druheni përçarjes?

Do uroja dhe këtë kam kërkuar gjatë gjithë kohës, edhe me Spahon dhe me qëndrimet e sotme, megjithëse pati momente që humbi qetësia, përpjekja bashkohet në një pikë. Duam ringritje të PD-së dhe ringritje me të gjithë bashkë. Do uroj që kjo garë në vazhdimësinë e saj të tregojë se është transparente, e ndershme dhe do mbyll shumë nga problematikat që kanë dalë deri tani.

Pse nuk u pranua Patozi në garë?

Rasit i z Patozi ishte i qartë. Pati një deklaratë të z. Patozi. Shprehu dëshirën për të kandiduar me një sërë kushtesh. Sot dekalroi se kushtet nuk u pranuan dhe nuk kandidoi. Iu kërkua edhe për burokraci se pati gjatë ditës për ‘fajin tuaj’ zoti Patozi kandidon, nuk kandidon, unë kërkova që të qartësohej kjo pikë dhe nga njerëzit që kishin kontakte me të, iu kërkua që nëse ishte kandidat të vinte të thoshte se është kandidat.

Po analiza e humbjes përse nuk u bë?

Sot u kërkua të futej në rend dite, një pikë tjetër që të përfshinte analizën. Të bëhej analizë brenda një mbledhje kryesie, unë e hodha në votim me qëllim që të mos kishim debate të panevojshme dhe nuk u pranua. Ishte një votim logjik. Nuk mund të ketë analizë të zgjedhjeve në një ditë në mbledhje kryesie. Ka patur një rezultat aspak të prirur nga ne dhe sigurisht jo të dëshiruar. Do bëjmë analizën dhe do dalin edhe përgjegjësitë e zotit Basha. Me siguri që gjatë fushatës së dy kandidatëve do të ngrihen këto çështje, do diskutohen.

Ka zëra që thonë se kjo garë është një farsë…

Vetëm farsë nuk është. Gjithçka do bëhet transparente. Do ketë përfaqësues të kandidatëve që do jenë në çdo hap propozues./politiko.al 

Etiketa: Demokracipalokaunanimiteti

Ju sugjerojmë

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
Bota

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

13 Tetor, 2025 2:39 pm
Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
Bota

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

13 Tetor, 2025 2:36 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

13 Tetor, 2025 1:49 pm
Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

13 Tetor, 2025 11:45 am
Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
Bota

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

13 Tetor, 2025 10:21 am
Para
Bota ka destinacionet e preferuara në çdo shtet, ja cili është në Shqipëri

Bota ka destinacionet e preferuara në çdo shtet, ja cili është në Shqipëri

Topalli: Do isha në listë nëse do u buzëqeshja familjarëve të Bashës

Topalli: Do isha në listë nëse do u buzëqeshja familjarëve të Bashës

Foto/ Veshjet e meshkujve që femrat ”urrejnë’ !

Foto/ Veshjet e meshkujve që femrat ''urrejnë' !

TE FUNDIT

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
13 Tetor, 2025

Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit teksa presidenti amerikan po mbante fjalën. Dy anëtarë të krahut të majtë ngritën një pankartë...

Lexo më shumë

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
13 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u prit me ovacione në Parlamentin izraelit, në ditën kur Hamasi liroi 20...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
13 Tetor, 2025

Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha...

Lexo më shumë

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
13 Tetor, 2025

Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com