Aktualitet

Paloka i drejtohet Kushtetueses: Gjykata e Lartë e kapur nga Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 05/11/15 |
b.f

TIRANË- Kreu i grupit demokrat, Edi Paloka ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama se po mban nën presion Gjykatën e Lartë. Ai iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese pasi Gj. Lartë nuk pranoi provat e tij. “Kam ankimuar vendimin e Gjykatës së Lartë, të ndërmarrë nën presionin dhe represionin e pushtetit të kryeministrit. I qëndroj deklaratave të bëra dhe, pavarësisht se Gjykata e Lartë nuk na i pranoi provat, ato shpresoj të shqyrtohen në Kushtetuese. Qeveria po ushtron presion mbi drejtësinë dhe Gjykata e Lartë është tërësisht nën dhunën dhe presionin e Ramës dhe qeverisë së tij. Shpresoj tashmë që Kushtetuesja të jetë më e lirë nga presioni i kryeministrit, por gjithsesi, edhe nëse nuk do të jetë, ne do të shkojmë deri në Strasburg për të kërkuar të drejtën tonë, aty ku realisht mbrohen të drejtat e njeriut”, tha Paloka.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas