Kryesore

Paloka e Vokshi kundër 18 dhjetorit/ Alizoti kundër dy palëve: Bashkoni PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 15/11/21 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku deputetët dhe kreu i saj po diskutojnë lidhur me zhvillimet e fundit.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes në disa momente ka pasur debat me tone të larta.

Mësohet se deputetja, Albana Vokshi dhe Edi Paloka kanë dalë kundër propozimit të kreut, Lulzim Basha, që Kuvendi i Partisë Demokratike të mbahet më 18 dhjetor.

Paloka ka kërkuar të mos dilet kundër vullnetit të firmave që janë mbledhur për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

Mos i dilni kundër vullnetit të anëtarësisë dhe firmave që janë mbledhur”- mësohet se ka thënë Paloka.

Ndërsa Albana Vokshi mësohet të ketë thënë: “Vendimi që do të marrë Kryesia (për mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor) është ilegjitim, sepse partia ka më shumë të emëruar se të zgjedhur”.

Ndërsa deputeti Tomorr Alizoti ka dalë kundër të dy palëve, duke bërë thirrje që të bashkojnë PD./Opinion.al

Pas