Aktualitet

“Paloka e Leskaj s’ishin të dehur”,Boçi: Kryeministri banal, mori përgjigjen që meritonte



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:38 - 11/11/22 |
Opi Nion

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me debatin e djeshëm në parlament midis kryeministrit Rama dhe deputetëve të PD , Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Boçi shprehet se Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur dje në parlament, por të zemëruar.

Sipas Boçit, reagimi i tyre është shkaktuar nga vetë sjellja e kryeministrit, i cili përdori në Kuvend të mërkurën një fjalor banal e linçues ndaj opozitës. Po ashtu Boçi thotë se kreu i qeverisë mori përgjigjen e merituar me po me të njëjtën monedhë.

Postimi i plotë

Nuk ishin të dehur, ishin të zemëruar

Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama.

Aspak!

Ishin deri në fyt të mbushur me zemërim e shfrynë dufin e reagimit të ligjshëm dhe jo vetëm te tyrin, ndaj një Kryeministri gojëndotës, të pacipë dhe arrogant të neveritshëm.

Ata nuk u poqën me Ramën rastësisht si të panjohur në rrugë që të akuzohen paturpësisht se kishin marrë alkol.

Ballafaqimi me të ishte ngjarje që do ndodhte dhe pritja u shkaktua nga sjellja e Ramës.

Shkaktari i zemërimit të tyre ishte vetë Kryeministri banal, i cili nuk ndalet të përdorë fjalor linçues ndaj opozitës.

Pse habitet Rama?

A e di ai se çfarë urrejtje vlon për të në ambientet përtej parlamentit, në të cilat reagimi i Palokës dhe Leskajt do dukej si përkëdhelje?!!!!

Dhe pse shan kaq shumë Rama?

Shan, se i shari të shan – thotë populli!

Shan, sepse kërkon, pa pasur turp nga turpi, të mbulojë ngjarjet korruptive!

Shan, sepse brenda tij ka një dëshirë perverse të shahet nga të tjerët!

Shan, sepse sharjen e ka aleaten e vetë më besnike.

Por përgjigjen e mori siç e meritonte,

Me të njejtën monedhë!

E mori në proporcion të drejte me ato që kishtë vjellë nga goja një ditë më parë, ditë të tëra më parë, muaj e vite me rradhë.

E meritonte dhe me ashpër madje, por le t’i shërbejë si mësim për t’i vënë gishtin kokës e për të mos cënuar opozitën, qytetarët, madje dhe të tijët.

Zemërimi i Palokës dhe Leskajt nuk ishte zemërim i çastit dhe as i vetes së tyre.

Ai është shprehje në një formë ndryshe e zemërimit mbarëpopullor që do derdhet nesër shesheve të Tiranës.

Pas