Kryesore

Palmer takohet me Yuri Kim për reformën zgjedhore e qëndrimin ndaj Iranit


               Publikuar në : 16:46 - 16/01/20 |
xhu lia

Gjatë ditës së sotme Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer është takuar ditën e sotme me ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e ambasadës fokusi i bisedës mes tyre ka qenë konflikti mes SHBA dhe Iranit dhe gjithashtu për marrëveshjen mes palëve politike për reformën Zgjedhore në vend.

Sipas ambasadës amerikane qëndrimi i Shqipërisë ndaj Iranit është cilësuar si i guximshëm  dhe parimor kurse reforma Zgjedhore pozitive .

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR,”-shkruhet në njoftimin nga Ambasada Amerikane./Opinion.al/

 

Pas