Rajoni

Palmer: Për SHBA, Kosova dhe Republika Serbe e Bosnjës nuk krahasohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:19 - 09/09/20 |
Al Do

I dërguar i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimorë, Matthew Palmer tha këtë të mërkurë se për SHBA-në nuk ekziston ndonjë paralele midis Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës.

Nga Sarajeva, Palmer u shpreh se në takimin e zhvilluar në SHBA, dëshironin që të  kishte marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së.

Kosova është shtet dhe kemi raporte diplomatike me të. Sa i përket Republikës Serbe të Bosnjës, korniza për të ardhmen politike është vënë me marrëveshjen paqësore të Daytonit dhe fjala është për të ardhmen e Bosnjës si shtet i pavarur me integritet territorial të pacenueshëm. Ajo e ardhme është më e mira për të gjithë në Bosnjë. Do të dëshironim shumë që të kishim marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së”, është shprehur Palmer.

Ndërkohë në lidhje me marrëdhënies mes kryeministrit të Kosovës Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Washington, Palmer ka theksuar se marrëveshja është e drejtuar te mbështetja për normalizimin e raporteve ekonomike.

Normalizimi ekonomik do të duhej ta mundësonte edhe normalizimin politik të raporteve. Isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me Lajçakun, Vuçiçin dhe Hotin. Iu thashë se SHBA-ja e mbështet procesin e udhëhequr nga BE-ja dhe nuk do ta përfshija fare Bosnjën në procese të tilla. Ajo që po ndodh me Republikën Serbe të Bosnjës është çështje e brendshme e Bosnjës dhe ky është qëndrim edhe i Vuçiçit”, ka thënë ai.

Pas