Sipas ekspertëve të shërbimit zjarrfikës, shkak i zjarrit të rënë në pallatin 8-katësh në Astir, ishte mbingarkesa e cilësia e dobët e telave përcjellës te energjisë elektrike.
Por si duhet të veprojnë të gjithë ata persona që ndodhen në një situatë të tillë?
Zjarrfikësi tha se “një nga shkaqet kryesore është mbingarkesa. Tani banorët përdorin më shumë ngrohje. Telat fillojnë vetvetiu duke u nxhehur. Banorët duhet të mbyllin dyert mirë dhe të dalin në dritare apo ballkone për tu ajrosur. Nuk është mirë që të dalin në ambientet ku ka tym. Pallatet normalisht duhet të kenë dalje për tymin.
Prej një jave pallati vijon të jetë i pabanuar për shkak të dëmeve të shkaktuara dhe erës se rëndë që mbeti pas.
Numri i zjarreve të rëna kryesisht në pallatet e reja sa vjen e rritet, e kryesisht në zonën e Astirit. Burime pranë shërbimit zjarrfikës bëjnë me dije se në një vit regjistrohen mbi 20 raste të tilla./vizion plus