Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pallate në Sarandë me paratë e vrasjeve në Qipro?

2016/06/27 at 7:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pallate në Sarandë me paratë e vrasjeve në Qipro?

Vrasja e biznesmenit grek Fanos Kalopsidiotis dhe historia kriminale që po ndjek prej vitesh familjen e tij, ka tronditur mbarë opinion qipriot. Prej disa ditësh, policia është vënë në kërkim të 48-vjeçarit nga Mati, Aleks Burreli, i dyshuar si një nga ekzekutorët e biznesmenit qipriot, në një ngjarje ku mbetën të vrarë edhe çifti i policëve Elias Haxhieftimiou 46 vjeç dhe gruaja e tij Skevi, 39 vjeç. Bashkë me ta mbeti i vrarë edhe shqiptari Jani Vogli, 41 vjeç, nga Elbasani, që rezulton të jetë bashkëpunëtor i matjanit Burreli.


Por vrasjet në familjes Kalopsidiotis kanë një histori të frikshme. Në vitin 1996, me një atentat me eksploziv, u vra vëllai i Fanos Kalopsidiotis, Andros. Ndërkohë në vitin 2012, u vranë 5 truproja të tij, dy rumunë e tre qipriotë. Më pas në 2014, u vra edhe babai i tij, gjatë disa të shtënave më armë zjarri. Ajo që nuk është bërë publike në Shqipëri në lidhje me këtë histori të përgjakshme, është çka fshihet pas atentatit me 5 viktima në 23 qershor 2012 në Agia Napa. Policia greke arrestoi për vrasjen e 5 truprojave, dy grekë, Dimitri Mamalikopoulo, 29 vjeç dhe Anastasio Tseklidi, 41 vjeç. Në kërkim u shpall shqiptari Emilio Papa, 34-vjeç. Ky i fundit sipas policisë qipriote, u pagua me 30 mijë euro për organizimin e vrasjeve. Pas disa kohë kërkimi, policia qipriote tha se ai kishte vdekur në Shqipëri. “Ose vdiq në aksident, ose e vranë, por ka vdekur”, u shprehen burime të atëhershme policore, derisa një ditë vetë Emilio Papa u shfaq para një Komisariati në Greqi dhe u vetëdorëzua.

Biznesmeni Fanos Kalopsidiotis ndërkohë kishte informuar Presidentin qipriot se shqiptari ishte gjallë. Ai kishte mbajtur kontakte me oficerë të policisë qipriote për një kohë të gjatë, por ata nuk arritën ta bindnin që të dorëzohej deri sa ata humbën kontaktet dhe ai u zhduk në Shqipëri. Pikërisht në këtë moment, mediat e njohura greke, duke iu referuar burimeve policore, shkruajnë se Emilio Papa, paratë e fituara nga “kontrata e vdekjes”, i ka investuar në Sarandë. “Esspresonews” shkruan në mars 2014, duke iu referuar deklaratave të Kalopsidiotis, se “Papa i morri gjithë paratë nga kontrata e vdekjes” dhe pas arrestimit të Mamalikopoulos dhe Tseklidit, i mbetën të gjitha. Për këtë arsye, iku në Shqipëri, ku ngriti pallat në Sarandë”. Ndërkohë që një media tjetër shkruante se kjo ndërtesë është bërë jo në qytet, por në periferi të Sarandës.

Hetimet e policisë qipriote, nisur dhe nga deklaratat e Tsekilidit, i lidhnin dy grekët dhe shqiptarin Emilio Papa, me grupin terrorist “Sekti i Revolucionarëve”, që dyshohen edhe për vrasjen e gazetarit grek Sokrati Giola dhe policit grek Naktario Savva. Në gusht 2014, në një përgjim të mafiozit grek, Panajoti Vlasto, u zbulua kjo bisedë që forconte dyshimet mbi grupin kriminal:

BISEDA
Vlasto: … çfarë të thoshin të çmendurit (policët) atje
G.Dh: Më shumë kishte të bënte me… atë…në Qipro. Mban mend që të kisha thënë që… kishte vrarë 5 veta në Agia Napa në Qipro
Vlastos: Mos morë, për atë të thirrën ti
G.Dh: Ai ishte me Taso Tsaklidhin
Vlastos: Po
G.Dh: Ai ka treguar për të tjerët
Vlastos: Dhe c’punë ke ti me ata
G.Dh: Ai që dha emrat bënte shoqëri me një shqiptare, një që quhet Emilio
Vlastos: Nuk i njoh… Ky Shqiptari në Qipro bëri 5 vrasjet
G.Dh: Nuk e di nëse i ka bërë, thonë që hëngri pesë herë burgim të përjetshëm, nuk e di nëse është e vërtetë
G.Dh: Shqiptari
G.Dh: Jo, greku, dy grekë ishin. Tseklidhi dhe Mamalikopoulo, njëri që ishte në Koridhalo që e gjuajtën dhe tjetri nga Celulat e ZjarriT, por përzihet dhe me terrorista, me ata duhet të jetë
G.Dh: Gjithë dëmin e ka bërë shqiptari, ai Emilio, atë e kapën më duket dhe po i hedhin përsipër edhe vrasjen e Golia, gazetarit
Valtos: Golian?
G.Dh: Po, që është vrasës i Sektit, ai dhe dy të tjerët… /balkanweb/



Ju sugjerojmë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Para
Foto/ Jeta luksoze e djalit të Myftiut Tërnava

Foto/ Jeta luksoze e djalit të Myftiut Tërnava

Video/ Italia eliminon kampionin e Evropës

Foto/ Formacionet zyrtare: Angli – Islandë

Foto/ Formacionet zyrtare: Angli – Islandë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com