Aktualitet

Pala greke mbyll sportelet në Kapshticë, arrihet kuota prej 300 qytetarësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:37 - 30/08/20 |
Opi Nion

Radhët vijojnë për të dytën ditë në pikën doganore të Kapshticës. Policia ka informuar këtë mëngjes se aktualisht është arritur kuota prej 300 qyetarësh që duhet të kalojnë në 24 orë, ndërsa mësohet se pala greke i ka mbyllur tashmë sportelet.

Rreth 70 qytetarë janë ende në pritje për të kaluar, ndërsa është krijuar edhe një radhë automjetesh.

Deri më dje, më shumë se 100 persona ishin duke pritur në kufi që nga orët e para të mëngjesit, ndërkohë që e njëjta situatë është përsëritur edhe sot, pasi numri 300 është plotësuar shumë shpejt.

Policia ka ngritur postoblloqe në hyrje të pikës së Kapshticës dhe u ka bërë apel qyterarëve të mos udhëtojnë në drejtim të kësaj pike kufitare të paktën deri nesër në mëngjes.

Qytetarët që janë në radhë duhet të presin ditën e nesërme për të bërë kalimin, ndërkohë që një pjesë e tyre rrezikojnë skadimin e afatit të tamponit./Opinion.al

Pas