Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakt me “non-gratën”? Reagon për herë të parë Rama: S’e mësuan dot që PS është gjithnjë tre hapa përpara 

2024/03/13 at 11:53 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pakt me “non-gratën”? Reagon për herë të parë Rama: S’e mësuan dot që PS është gjithnjë tre hapa përpara 

Një ditë pas marrëveshjes së PS me grupin e Rithemelimit për të ngritur Komisionet Hetimore me qëllim që opozita t’i rikthehet normalitetit në punët e Kuvendit, ka reaguar për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama. 

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u përgjigjet të gjithë kritikëve, duke hedhur poshtë pretendimet për pazare politike me “non-gratën”. 

“Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize! 

Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro! 

Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston? 

Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim. 

Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?! 

Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë. 

Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh”,-shkruan Rama në platformën X./Opinion.al 

Ju sugjerojmë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
Para
“Krijohet regjistri i adresave!”-Balla: Çdo banesë, biznes apo hotel do ketë kodin e tij unik 

“Krijohet regjistri i adresave!”-Balla: Çdo banesë, biznes apo hotel do ketë kodin e tij unik 

“Çobo i pari i deportua nga Dubai në Shqipëri”, Balla: Do çojmë më tej marrëveshjen e ekstradimeve me Emiratet 

“Çobo i pari i deportua nga Dubai në Shqipëri”, Balla: Do çojmë më tej marrëveshjen e ekstradimeve me Emiratet 

Kurti kërkon t’i njihet e drejta e pronës për 24 hektarë tokë Manastritit të Deçanit 

Kurti kërkon t’i njihet e drejta e pronës për 24 hektarë tokë Manastritit të Deçanit 

TE FUNDIT

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
9 Qershor, 2025

Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com