Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD-së, Edi Paloka në një dalje për media ka thënë që PD-ja do të hyjë në zgjedhje me koalicion.
Paloka është shprehur se PD-ja ka disa marrëveshje, duke përfshirë Partinë e Lirisë, Partinë e të Drejtave të Njeriut dhe partitë që më parë ka qenë në koalicion.
Ai deklaron se nesër do të jetë regjistrimi i koalicionit.
“Janë disa variante, disa parti qe ne kemi marrëveshje. Këto janë disa teknikalitete që zgjidhen dhe nga kryesia. Pasi duhet të dini që kodi zgjedhor ka disa përcaktime që i lidh partinë që hyn në koalicion me numrin e deputetëve dhe kohën që ka deputeti në [parlament.
Prandaj do të merren specialistët. Por ju partitë i dini, do të jetë Partia e Lirisë, Partia e të Drejtave të Njeriut. Me të cilat do të diskutohet të arrijmë në një formulë optimale të regjistrimit të Pd-së bashkë me partitë e tjera”, ka thënë ai./Opinion.al