Tentativa për përdhunimin e një 12-vjeçare shqiptare në Greqi, nga një pakistanez, kë vënë në alarm autoritetet.
Mediat greke shkruajnë se policia ka humbur kontrollin mbi emigrantët të cilët kryejnë krime nga më të ndryshmet.
Të dielën një 35-vjeçar pakistanez u vu në pranga. Gjatë mbrëmjes ai u fut në banesën e vajzës shqiptare dhe tentoi ta përdhunonte.
Vajza e vogël rezistoi, ndërsa pas të bërtiturave ndërhynë fqinjët. Këta të fundit njoftuan policinë e cila e arrestoi një kohë të shkurtër.