Pesë persona janë arrestuar nga ushtria pakistaneze si të dyshuar për sulmin e 20 Janarit mbi Universitetin Baça Kan në qytetin Çarsada.
Në këtë sulm militant mbetën të vrarë 21 persona, mes tyre studentë e profesorë.
Të dyshuarit mendohet se i kanë dhënë strehim, transport dhe armë sulmuesve.
Tre të dyshuar të tjerë, mes të cilëve edhe dy gra të cilat mendohet se kanë blerë armët, ndodhen në arrati.