Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakistan/ Përplasen dy trena, humbin jetën 40 persona

2021/06/07 at 4:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pakistan/ Përplasen dy trena, humbin jetën 40 persona

Autoritetet në Pakistan njoftuan se dy trena ekspres u përplasën me njëri-tjetrin të hënën në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar vdekjen e paktën 40 personave dhe plagosjen e në shumë se 100 të tjerëve. Ekipe shpëtimi e banorë të zonës po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar si dhe nxjerrë trupat e viktimave prej vagonëve të shkatërruar.

Ngjarja ndodhi në rrethin Ghotki në provincën jugore të Sindh-it.

Në vendngjarje u sollën makineri të rënda për të bërë të mundur çarjen e disa vagonëve me shpresën për të shpëtuar disa pasagjerë që mendohej se ndodheshin të bllokuar brenda tyre. Në ndihmë erdhi dhe ushtria që vendosi në dispozicion trupa dhe helikopterë.

Autoritetet thanë se rreth orës 3:30 të mëngjesit treni “Millat Express” doli nga shinat duke u pëplasur disa minuta më vonë me trenin “Sir Syed Express”. Nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi daljen nga shinat të trenit të parë, por makinisti i trenit të dytë tha se ai frenoi kur pa trenin që kishte dalë jashtë kontrollit, por nuk kishte patur kohë për të shmangur përplasjen.

“Sfida jonë është të shpëtojmë sa më shpejt ata pasagjerë që janë ende të bllokuar nën rrënoja”, tha Umar Tufail, shef i policisë së qarkut. Numri i të vdekurve vazhdoi të rritet gjatë ditës dhe aktualisht ka arritur në të paktën 40.

Zyrtarët thanë se më shumë se 100 pasagjerë janë plagosur dhe ata me dëmtime kritike janë dërguar apo po dërgohen me helikopterë në spitalin e një qyteti aty pranë. Sipas zyrtarëve të hekurudhave, rreth 1,100 pasagjerë ndodheshin në të dy trenat që u përplasën.

Më herët gjatë ditës Azam Swati, ministri i Hekurudhave i tha agjencisë “Associated Press” se inxhinierë dhe ekspertë po përpiqeshin të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe se po shqyrtoheshin të gjitha aspektet që mund të kenë shkaktuar incidentin, përfshirë mundësinë e një sabotazhi.

Habibur Rehman Gilani, kryetar i Hekurudhave të Pakistanit, tha për televizionin pakistanez “Geo News” se segmenti i binarëve ku ndodhi përplasja ishte i vjetëruar dhe se duhej të zëvendësohej, por ai nuk dha të tjera detaje.

Aijaz Ahmed, makinisti i trenit ekspres “Sir Syed” tha për të njëjtin stacion se pasi kishte parë trenin që kishte dalë nga shinat, ai ishte përpjekur të bënte më të mirën për të shmangur përplasjen duke frenuar, por nuk ia kishte dalë dot. Zyrtarët e hekurudhave thanë se zoti Ahmed ishte plagosur lehtë dhe se banorët e zonës e kishin nxjerrë atë nga motori i trenit.

Kryeministri pakistanez Imran Khan shprehu hidhërimin e tij të thellë mbi tragjedinë. Ai shkruante në Twitter se i kishte kërkuar ministrit të Hekurudhave të mbikëqyrte operacionin e shpëtimit dhe se kishte urdhëruar gjithashtu hetimin e ngjarjes.

Mohammad Amin, një nga udhëtarët në e trenit “Millat Express” i cili ishte plagosur lehtë, i tha agjencisë AP se para se treni të nisej nga qyteti port i Karaçit, ai dhe vëllai i tij kishin parë mekanikë të punonin në njërin prej vagonëve të tij.

Kjo i kishte bërë ata të mendonin se me të kishte diçka që nuk shkonte, por ishin siguruar se gjithçka ishte në rregull. Zoti Amin tha se ai besonte se vagoni i trenit tek i cili po punohej përpara nisjes ishte ai që më vonë kishte dalë nga shinat. Zyrtarët e hekurudhave thanë se po merrnin shënim dëshmitë e mbijetuarve, përfshirë edhe të makinistëve.

Aksidentet me tren janë të zakonshme në Pakistan, ku qeveritë e njëpasnjëshme i kanë kushtuar pak vëmendje përmirësimit të sistemit hekurudhor dhe të sinjalistikës.

Në vitin 1990, si pasojë e përplasjes së një treni me pasagjerë me një tren mallrash në jug të Pakistanin mbetën të vdekur 210 persona çka shënoi incidentin më të rëndë në historinë e vendit./ VOA

Etiketa: aksidentpakistantrena

Ju sugjerojmë

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Sport

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

8 Shtator, 2025 3:02 pm
Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
Kryesore

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

8 Shtator, 2025 3:00 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

8 Shtator, 2025 2:22 pm
Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

8 Shtator, 2025 12:23 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
Kryesore

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

8 Shtator, 2025 11:35 am
Para
Greqi/ Humbin jetën 24 persona nga COVID-19

Greqi/ Humbin jetën 24 persona nga COVID-19

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin indian të COVID

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin indian të COVID

Kanada/ Zbulimi i eshtrave të 215 fëmijëve, Papa shpreh dhimbje, jo ndjesë

Kanada/ Zbulimi i eshtrave të 215 fëmijëve, Papa shpreh dhimbje, jo ndjesë

TE FUNDIT

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
8 Shtator, 2025

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore...

Lexo më shumë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
8 Shtator, 2025

PD ka reaguar pas dekretimit të datës 12 shtator për mbledhjen e Parlamentit të ri nga, Presidenti Bajram Begaj. Kreu...

Lexo më shumë

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
8 Shtator, 2025

Klubi i Futbollit Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vangjel Mile. Përmes një njoftimi, vetë Klubi bën të ditut se...

Lexo më shumë

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
8 Shtator, 2025

Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet më 12 shtator, ora 10:00.  Kjo datë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com