Një profesor në Pakistan është dënuar me vdekje pasi akuzohet për blasfemi. Gjykata shpalli profesorin, Junaid Hafeez, fajtor për përhapje të ideve anti-islamike dhe po ashtu e gjobiti me gjysmë milioni rupla pakistaneze (mbi 3,200 dollarë).
Ligji për blasfemi në Pakistan thotë se personat që shpallen fajtorë për fyerje ndaj Zotit, islamit dhe figurave fetare, bëjnë vepër penale dhe dënohen me vdekje.
“Reuters” shkruan se në urdhrin e gjykatës thuhet se profesori do të varet me litar në fyt deri në vdekje, ndërsa ngjarja e ka zanafillën në vitin 2013.
Kohë ku profesori Juaind Hafeez, ishte akuzuar nga studentët e tij në universitetin Bahauddin Zakariya në qytetin Multan, se ka bërë postime basflemike, në profilin e tij në “Facebook”.
Avokatët e Juaind shprehen se klienti i tyre ka rënë pre e grackës së ngritur nga studentët të cilët ishin pjesë e një partie ekstreme islamike, pasi parimet e tyre bienin ndesh me parimet e profesorit të cilat ishin më liberale.
Momentalisht, Juaind Hafeez po mbahet në një burg në qytetin qendror pakistanez, Multan, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të kërcënimeve./Opinion.al