Aktualitet

Paketë e dytë ndihme për shtresat në nevojë? Ibrahimaj: Publikohet në shtator



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:53 - 22/08/22 |
Opi Nion

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të ketë një paketë të dytë mbështetëse për qytetarët pas rritjes së çmimeve.

Ministrja theksoi se qeveria do të vijojë të ndjekë një politikë mbështetëse ndaj shtresave në nevojë.

Më tej ajo u shpreh se paketa e dytë do bëhet publike në shtator dhe do të përfshijë masat e marra deri më tani, qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe të familjeve.

 “Ne do te vazhdojmë të kemi një politikë mbështetëse për familjet në nevojë. Ne kemi bëre një akt normativ për të gjitha masat që do të marrim. Paketa përfshin masat e marra deri më tani qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe te familjeve. Paketa e dytë do bëhet publike në shtator, dhe do jetë pothuajse e njëjtë me paketën e parë. Ka pasur ngadalësim të investimeve këtë vit prandaj ne morëm përsipër një pjesë së kostove të ndërtuesve të kontratave publike. Detajimi i paketës së dytë do të bëhet me VKM dhe do të përfshijë muajit në vijim.’- tha Ibrahimaj.

 

Pas