Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj prezantuan paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël.
Ministrja tha gjatë fjalës së saj se ka një fond prej 250 milionë lekë fond për start up-ve, e teksa tha se ka 7 programe punësim.
Më tej Ibrahimaj theksoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështet me punësim, formim, praktikë dhe arsimim.
“Programe interesante të nxitjes së punësimit, 7 programe synohen të nxiten rreth 5 mijë individë, që të hapin biznese të tyre. 250 mln lekë fonde për start up, fond të veçantë për garancinë rinore, ku cdo i rini në 29 v jec, që do mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim”, -tha Ibrahimaj. / Opinion.al