TIRANE- Edhe pse ministri Cani pati premtuar se nuk do të ketë rritje të taksave apo të produkteve në treg, duket se faktet tregojnë të kundërt. Në paketën fiskale 2016 është parashikuar rritje e akcizës për birrën e prodhuar në vend me 11% dhe atë të importit me 15 për qind. Ndërsa, për verën vendase akciza rritet me 73%, ndërsa për atë të importit akciza përkundrazi ulet me 47%. Shihet qartë se kjo rritje prek prodhimin vendas dhe sigurisht konsumatorin.