Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa e re fiskale/ Cilat janë gjobat që falen, hyn akciza e gazit dhe ndryshon taksa e makinave 

2016/11/05 at 9:51 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Paketa e re fiskale/ Cilat janë gjobat që falen, hyn akciza e gazit dhe ndryshon taksa e makinave 

Zbardhet paketa fiskale për vitin e ardhshëm, që do të sjellë uljen e akcizës së duhanit të grirë, nuk do të ketë rritje të akcizës së cigareve, vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdorin makinat, uljen e
rentës minerale dhe ndryshimin e çmimit për taksimin e makinave të luksit.
Detajet e paketës së re fiskale u njoftuan dje nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Kreu i Financave informoi edhe për përfshirjen për herë të parë në skemën e rimbursimit të barnave të 600 mijë
qytetarëve. Ahmetaj tha se nuk do të ketë taksë të re për shtëpitë, por vetëm ndryshim të formulës të rillogaritjes për miradministrimin e të ardhurave.


GAZI

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të aplikojë akcizë edhe mbi gazin e lëngshëm të makinave.
Me paketën e re fiskale llogaritet që akciza që do të vendoset për gazin e lëngshëm vetëm për automjetet do të jetë 10 deri në 12 lekë për litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit
dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar. Deri më sot, gazi i lëngshëm për automjetet është përjashtuar nga akciza, por në të gjitha vendet e Europës ai taksohet si produkt energjetik. Sipas të dhënave që jepen në paketën fiskale, llogaritet që importi vjetor i këtij produkti të jetë 100 mijë tonë në vit. Ndërsa sipas ministrit të Financave do të ulet akciza për duhanin e grirë të brendshëm dhe nuk do të rritet akciza e cigareve.

MAKINAT
Me paketën e re fiskale do të ndryshojnë taksat për makinat e luksit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shpjegoi se do të ulet niveli i çmimit të makinave që konsiderohen si makina luksi, nga 7 milionë lekë që është aktualisht, në 5 milionë lekë. E thënë ndryshe, nëse taksa për makinat e luksit paguhet për ato makina që kanë një  kapacitet motorik prej 3 mijë kubikësh dhe me çmim 7 milionë lekë, 3000 cc dhe me vlerë mbi 5 mijë lekë.

ILAÇET

Shtohet numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga skema e ilaçeve të rimbursueshme. Ministri Ahmetaj informoi se numri i përfituesve për barnat e rimbursueshme do të rritet me 600 mijë përfitues të rinj. “Buxheti i vitit 2017 merr përsipër të rimbursojë listën e aprovuar të ilaçeve të rimbursueshme për të gjithë shqiptarët. Deri dje kjo ka qenë e kategorizuar, ku përfitues ishin pensionistët apo shtresa të tjera në nevojë. Me këtë politikë të re, 600 mijë shqiptarë të mbetur jashtë futen brenda skemës për të përfituar rimbursimin e ilaçeve brenda listës së aprovuar”, tha Ahmetaj.

TAKSA E PRONËS

Nuk do të ketë ndryshim për taksën e shtëpive. Ministri i Financave, Ahmetaj, sqaroi se do të forcohen instrumentet për miradministrimin e kësaj takse, ndërsa niveli i taksimit do të vazhdojë të mbetet i njëjtë. “Taksa e pronës nuk ka filluar, ka një jetë që është atje, por është më e ulëta e mbledhur. Ne duam të forcojmë instrumentet e taksave, duke filluar një proces të kadastrës fiskale. Është e papranueshme që qytete si Tirana, Korça, Durrësi mos ta kenë zgjidhur këtë problem. Ne do të krijojmë 4 projekte pilote, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, për të bërë hapin e parë të kadastrës fiskale të vlerës dhe pastaj instrumenti mbledhës të funksionojë me kuadrin aktual të legjislacionit për taksën e pronës të funksionojë për të rritur të ardhurat”, tha Ahmetaj.

FALJA E GJOBAVE

Për ligjin e faljes, Ahmetaj përsëriti se për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor të 2014­-s do të përfitojnë falje të gjobave ato biznese që paguajnë detyrimet. “Jemi në proceset përfundimtare të konsultimit me FMN-­në për draftligjin. Unë ju kam ritheksuar dhe e theksoj prapë se nuk do të ketë falje borxhi për sa i përket periudhës 1 janar 2011 deri 31 dhjetor 2014, por do të ketë një lehtësim; kush paguan detyrimin, i falet gjoba. Të vetmet gjoba që do të falen janë ato që ka premtuar me të drejtë qeveria, që kanë të bëjnë me gjenerimin nga sistemi i tatimeve në muajin qershor për punëmarrësit”, tha Ahmetaj./ Panorama

Etiketa: akciza e gazittaksa e makinave


Ju sugjerojmë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Fotolajm/Lumturimi i martirëve, Basha politikani i parë në katedrale

Fotolajm/Lumturimi i martirëve, Basha politikani i parë në katedrale

Fotogaleri/Ja si dukeshin monedhat e periudhës ilire 

Fotogaleri/Ja si dukeshin monedhat e periudhës ilire 

Blushi: Ja pse Rama i ktheu ngjyrat e partisë nga rozë në mavi 

Personazhi i Javës/ Benit i kanë futur shkopinj nën rrota...
















TE FUNDIT

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
13 Korrik, 2025

Një aeroplan i vogël është rrëzuar të dielën në Aeroportin Southend, në bregdetin juglindor të Anglisë, njoftoi policia lokale. “Jemi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com