-Teknologji

Paketa e re e Vodafone, puna nga shtëpia me Smart Working


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 11/06/20 |
el ida

Në jetën normale, njerëzit ia kanë ndjerë gjithmonë vlerën teknologjisë, lehtësirave e zgjidhjeve të shpejta dixhitale që ajo servir. Ia ndjenë edhe më shumënë kohët jonormale, kur pandemia COVID-19 na detyroi të gjithëve të ruanim distancën sociale e të punonim nga shtëpitë. Mbledhjet online, siguria e të dhënave dhe një rrjet që garanton punën pa ndërprerje, edhe në distancë, u kthyen në domosdoshmëri dhe nënjënormalitet të ri.

Pavarësisht lehtësimit të masave, puna në distancë vazhdon të mbetet primare për shumë prej bizneseve shqiptare, të cilat po vazhdojnë tëpërballen me nevojën për më shumë zgjidhje dixhitale, me qëllim jo vetëm ofrimin pa ndërprerje të shërbimit por dhe rritjen e performancës e garantimin e suksesit të vazhdueshëm.

Në përgjigje të kësaj nevoje, Vodafone Business ka prezantuar së fundmi në treg paketën Smart Working, nga Vodafone dheABCom, një paketë zgjidhjesh të integruara brenda një strategjie të të punuarit në mënyrë dixhitale edhe larg zyrës, e cila përfshin sigurinë, menaxhimin e plotë të të dhënave, bashkëpunimin, garantimin e vazhdimësisë së biznesit dhe prezantimin e mundësive të reja për bizneset.

Në paketën Smart Working përfshihen:

Virtual Meeting Room që ofron mundësi për të përjetuar avantazhet e komunikimit live, pa asnjë limit, edhe pse në distancë me punonjësit, partnerët apo klientët.

VPN Solution që ukrijon mundësi punonjësve të punojnë dhe të kenë akses në rrjetin e kompanisë, në mënyrë të sigurtë, ngado dhe nëpërmjet çdo lloj pajisjeje. Nëpërmjet një rrjeti VPN, punonjësit do të mund të aksesojnë kompjuterin e tyre të punës lehtësisht dhe në mënyrë të sigurtë.

Virtual PBX që u ofron mundësi për të aksesuar centralin e telefonisë fikse nga çdo pajisje edhe në distancë, pa pasur nevojë për lidhje me një adresë fizike. Ndryshe nga telefonia tradicionale me të cilën jemi mësuar, ky shërbim nuk kërkon instalimin e një rrjeti apo tëpajisjeve të tjera që kushtojnë shumë. Virtual PBX gjithashtu mundëson të dhëna statistikore sa i përket telefonatave, të tilla si: kohëzgjatja, ora e kryerjes së telefonatës madje dhe numrin që telefonoi apo agjentin që u përgjigj.

Smart Working ka vetëm një qëllim: garantimin e suksesit të bizneseve duke eliminuar barrierat fizike dhe duke rritur bashkëpunimin, pavarësisht vendndodhjes.

Me Smart Working çdo kompani ka mundësinë të ulë kostot e menaxhimit, t’iu ofrojë punonjësve kushte më të mira e më motivuese pune e të rrisë kështu produktivitetin edhe në periudha të vështira. Smart Working do t’i bëjë të gjithë bizneset të ndihen si një familje e madhe.

 

Pas