Aktualitet

Paketa e re e tenderave, Rama: Mos luani me zjarrin, është përvëlues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 09/07/21 |
Opi Nion

Në konferencën për mediat të mbajtur ditën e sotme kryeministri Edi Rama foli për reformim të sistemit të Prokurimeve Publike.

Sipas kreut të qeverisë kush luan me taksat është i vetëm përpara drejtësisë.

Progresi në garantimin e rendit publik është i madh, prandaj Prokurimet Publike janë arsyeja e parë që iu mblodha. Reagim i menjëhershëm deri në fund të mandatit për të garantuar cilësi, transparencë dhe shpejtësi. Paketa përmirëson kuadrin rregullator në Shqipëri.

Mos u përzieni me problemet e prokurimit publik, mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë të gjithë mbështetjen time dhe të PS  kundër kujtdo ndër ju  që do të luajë me zjarrin. Kam kërkuar reformim për prokurimet publike.

Ndër procedura te asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme në hartimin e kritereve prandaj bashkive u janë dërguar rekomandime. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe s’kanë bërë rregullime në proces. Është fakt i njohur botërisht se hartim i kritereve të veçanta për kualifikim, qepja me dorë e tenderit si kostum me porosi e cenon shkallën e pjesëmarrjes”, tha Rama.

Po ashtu Rama lexoi paketën e re e cila nënvizon se kryetarët e bashkisë janë përgjegjës të drejtpërdrejtë të procedurave të prokurimit publik./Opinion.al

Pas